Home Lifestyle Pyetjet që çdo femër duhet t’ia bëjë vetës para se të kryejë marrëdhënie intime
Pyetjet që çdo femër duhet t’ia bëjë vetës para se të kryejë marrëdhënie intime
0

Pyetjet që çdo femër duhet t’ia bëjë vetës para se të kryejë marrëdhënie intime

0
0

A e dua vërtet këtë?

A e bëni këtë për të kapërcyer dikë nga e kaluara juaj apo për ta bërë atë xheloz? Ju duhet të kuptoni arsyen e vërtetë që po e bëni këtë dhe nëse jeni apo jo të sinqertë për këto arsye me partnerin tuaj. Sepse nëse nuk jeni plotësisht të pranishëm në këtë moment, nuk do të jetë mirë për ju dhe nuk do të jetë e drejtë me partnerin tuaj.

A ndihem nën presion?

Shumë prej nesh mund të ndihen paksa nën presion edhe nga miqtë. Nëse ndiheni kështu, duhet t’u flisni me ndershmëri miqve tuaj për këtë dhe të shpjegoni se si po ndikon tek ju.

A kam mbrojtje?

Mbrojtja është thelbësore. Sidomos me partnerë të rinj seksualë. Dhe, jo, pavarësisht besimit popullor, nuk është vetëm përgjegjësi e djalit. Ju jeni po aq të përfshirë dhe të përgjegjshëm – ndaj sigurohuni që ose të mbani prezervativë ose të keni marrë masa të tjera për të qëndruar të mbrojtur gjatë seksit.

A do të pendohem për këtë më vonë?

Hyni në aspektin seksual të marrëdhënies tuaj duke qenë të sinqertë me veten. Nëse mendoni se ka vend për pendesë më mirë mos veproni.

A i besoj atij?

Edhe nëse nuk e doni partnerin tuaj, duhet të jeni në gjendje t’i besoni atij. Në rast se diçka shkon keq dhe nuk ndiheni mirë. Në rast se doni të ndaleni në mes, a do të respektojnë? Këto janë gjëra shumë të rëndësishme për të cilat duhet të dini përgjigjen përpara se të hidheni në shtrat me dikë.

Linku: https://swirlster.ndtv.com/sex-relationships/5-questions-to-ask-yourself-before-having-sex-1800272

Burimi i fotos: unsplash.com