
0
0
Në Shqipëri do të vijojnë të jenë prezente edhe sot masat ajrore me origjinë Afrikane duke sjell në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites.
Pjesa e dytë e ditës do të ketë lujatje temperaturash në të gjithë territorin e vendit me vranësira kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.
Sipas Meteoalb parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C në pikun e ditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Linku: Meteoalb
Burimi i fotos: pexels.com