Në gjendje kritike, regjisori i njohur shqiptar shtrohet në spital
Regjisori njohur shqiptar Kristaq Dhamo, është shtruar në spital.
Është bërë me dije se gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mund të flasë ose të lëvizë, ndërsa shpresohet për një përmirësim i mundshëm në ditët në vazhdim.
Në një komunikim me anë të email-it familja e tij shpjegon situatën shëndetësore.
Në e-mailin e familjes shkruhet se:
“Dje edhe pse nuk ndihej mirë Kristaqi po mendonte për të shkruar një letër të shkurtër falënderimi për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm në krijimin e një prodhimtareje te vërtetë kinematografie kombëtare. Ndërkohë kishte edhe një mendim se ku mund të shfaqej filmi Tana i restauruar. Sipas tij ai duhej te shfaqej ne Korçë, sepse ishte qyteti, fshati dhe teatri i tij që dhanë ndihmën më të madhe në realizimin faktik të filmit. Por këtë e linte në dorën tuaj, duke çmuar shumë punën tuaj në Film Arkiv. Papritur, sot herët e shtruan në spital (10 korrik). Nuk është në gjendje të flasë, për të lëvizur jo se jo. Konsulta mjekësore që u zhvillua nga ora 15.00 thuhej me bindje se brenda javës e folura do t’i kthehet normalisht, ndërsa të ecurit më me ngadalë. Ju urojmë suksese ne organizimin e festave te filmit. Familja e Kristaqit”, shkruhet në komunikimin via-email.
Kineasti i njohur i ka ndarë vitet e fundit të jetës mes Shqipërisë dhe Amerikës, ku nuk kanë munguar edhe shfaqja e ndërlikimeve shëndetësore.
Linku: Gazeta Shqip
Burimi i fotos: pexels.com