Home Business / Technology Ndaloni së bëri këto tre gabimet të rënda në WhatsApp-in tuaj
Ndaloni së bëri këto tre gabimet të rënda në WhatsApp-in tuaj
0

Ndaloni së bëri këto tre gabimet të rënda në WhatsApp-in tuaj

0
0

 

Përdoruesit e aplikacionit më të përdorur po bëjnë gabime të mëdha çdo ditë duke rrezikuar gjithnjë e më shumë privatësinë e tyre.

1. Mos i dërgoni askujt kodin tuaj WhatsApp

Ekziston një ‘mashtrim i zgjuar’ i përdorur shumë së fundmi për të cilin duhet të jeni të vetëdijshëm.

Sulmi haker sillet rreth kodit gjashtëshifror të verifikimit që WhatsApp jep kur ju dëshironi të rifitoni aksesin në llogarinë tuaj.

Nëse Whatsapp-i i një mikut tuaj është vjedhur nga një haker ky i fundit do t’iu nis sms duke pretenduar se është ai.

Ju do të merrni një tekst në email ose WhatsApp me një kod verifikimi që hakeri do të pretendojë se ka kërkuar aksidentalisht që kodi i verifikimit të dërgohet në numrin tuaj dhe do t’ju kërkojë ta dërgoni atë.

Asnjëherë nuk duhet ta ndani kodin gjashtëshifror me askënd.

Nëse e bëni këtë, hakeri do të jetë në gjendje të marrë përsipër llogarinë tuaj dhe ju nuk do të keni më akses në llogari.

Ndaj nëse merrni një mesazh të dyshimtë nga një mik, provoni t’i telefononi për të parë nëse mund të flisni personalisht me të dhe të verifikoni se çfarë po ndodh.

2. Çaktivizoni ruajtjen automatike të medias

Sigurohuni që WhatsApp-i juaj të mos i ruajë të gjithë skedarët dhe dokumentet në hapësirën ruajtëse të telefonit tuaj.

Do iu tregojmë hapat kryesore:

WhatsApp-in, klikoni “Settings” dhe më pas “Storage and Data”.

Pastaj klikoni “Chats” dhe çaktivizoni një çelës të quajtur “Save to Camera Roll”.

Mund të ndaloni gjithashtu aplikacionin të shkarkojë media nga bisedat individuale.

Thjesht shkoni në bisedën e dëshiruar, klikoni në titullin e saj në krye dhe ndryshoni cilësimet përmes opsionit ” Save to Camera Roll”

3. Aktivizoni verifikimin me dy hapa “Two-factor verification”

Ky është një hap shtesë për verifikimin e numrit tuaj të telefonit, i cili do t’iu ndihmojë të ruheni nga hakerët.

Hakerët përpiqen rregullisht të depërtojnë në llogaritë e WhatsApp.

Rrëmbimi i një llogarie WhatsApp është një mënyrë e thjeshtë për të fituar besimin e miqve dhe familjes tuaj, duke lejuar që të zbatohen edhe më shumë mashtrime të liga.

Për të aktivizuar verifikimin me dy hapa, shkoni te Settings > Account dhe kaloni cilësimin në Aktiv “On”.

Linku: https://www.thesun.co.uk/tech/19135619/whatsapp-mistakes-biggest-errors-fails-how/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/whatsapp-application-screenshot-46924/

tags: