
0
0
Ana Gjini është një nga personazhet më të përfolur të momentit në median rozë.
Ajo ka bërë bujë më media pas ndarjes nga ish konkurrenti i Përputhen Bruno Shemsho.
Mesa duket pas gjithë kunjave dhe polemikave në rrjet me Brunon, Ana ka gjetur dashurinë sërish.
Ish konkurrentja e Përputhen ka postuar një foto në Instagram të një buqete me trëndafila të kuq me inicialin e emrit të saj.
Ana nuk është ndalur me kaq, por ka postuar gjithashtu edhe mesazhin e pusullës ku shkruhet: “ je qetësia e shpirtit tim”.
Linku: https://www.instagram.com/stories/annagjini_/2885956026344828269/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbVTNpOKYzjcaD6LSDwVrVK601-9V62mhvNnuk0/