Home Lifestyle Temperaturat e larta pushtojnë vendin, ja çfarë rezervon moti për sot
Temperaturat e larta pushtojnë vendin, ja çfarë rezervon moti për sot
0

Temperaturat e larta pushtojnë vendin, ja çfarë rezervon moti për sot

0
0

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, por njëkohësisht edhe të lagështa.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësira kalimtare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore në jug të vendit.

Era pritet të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nag drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në bregdet dallgëzim mbi 3 ballë .

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por do të arrijnë pikun gjatë mesditës, duke u luhatur në vlerat nga 17 gradë Celsius deri në 41 gradë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për zjarret niveli i rrezikut vazhdon të jetë “I LARTË” në të gjitha qarqet.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com