
0
0
Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të alternuara gjatë orëve të paradites.
Sipas MeteoAlb në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 22 / 30 °C, në vendet e ulëta 20 / 33 °C dhe në vendet malore 14 / 28 °C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 8m/sek dhe do të sjllë valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com