Tronditëse, alpinistja shqiptare denoncon publikisht sulmin seksual ndaj saj
Alpinistja e njohur nga Kosova, Mrika Nikqi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa sulmohet seksualisht dhe fizikisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.
Ajo jo vetëm që denoncuar publikisht këtë rast dhune por edhe ka kryer një deklaratë në polici tek organet kompetente.
Nikqi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.
Pas publikimit të këtij postimi nga alpinistja, shumë figura të njohur të ekrnit dhe artit i janë bashkuar kauzës së saj duke denoncuar këtë rast famëkeq.
Në postimin e saj në Instagram ajo shkruan:
“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.”- shkruan ajo bashkangjitur me videon.
Linku: https://www.instagram.com/p/CjIwN5yjrhk/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaK3JAaLge_/