Home ShowBiz Atdheu ‘hap zemrën’, emocionon me rrëfimin prekës rreth sëmundjes së tij
Atdheu ‘hap zemrën’, emocionon me rrëfimin prekës rreth sëmundjes së tij
0

Atdheu ‘hap zemrën’, emocionon me rrëfimin prekës rreth sëmundjes së tij

0
0

Atdhe Xharavina është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të Përputhen.

Së fundi ai ka qënë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka treguar më tepër për marrëdhënien e tij me të ëmën.

Teksa fliste për pushimet me të ëmën, Atdheu ka zbuluar se në fëmijërinë e tij ka vuajtur prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e kockave.

Ai tregoi se për 5 vite ishte në terapi dhe së bashku me të ka vuajtur edhe nëna e tij, por kur vendosi të shkojë jashtë doktorët i dhanë disa tableta që për 2 javë e shëruan.

“Kur kam qenë i vogël kam pasur një sëmundje kockash. Për nja 5 vite kam marrë terapi shumë të fortë dhe e di sa shumë ka vuajtur nëna për mua. Pas 5 vitesh ika jashtë sepse u bë keq ajo gjendje dhe atje me tableta për 2 javë e kalova.

Pra 5 vite kalova vuajtje kot sepse nuk ishte ajo që pretendonin doktorët”, është shprehur Atdheu.

Linku: https://youtu.be/fzkTdcA1Uvw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfR9bIBr4Np/?utm_source=ig_web_copy_link