Home ShowBiz Habit Manjola Nallbani, rrëfen situatën e sikletshme me fqinjin
Habit Manjola Nallbani, rrëfen situatën e sikletshme me fqinjin
0

Habit Manjola Nallbani, rrëfen situatën e sikletshme me fqinjin

0
0

Manjola Nallbani është padyshim një nga zërat më të dashur të estradës shqiptare.

Këngëtarja e njohur ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Aldo Morning Show” ku ka rrëfyer një shqetësim që po e bezdis lidhur me fqinjët e saj.

Këngëtarja ka dashur me patjetër të tregojë sesi, një ditë teksa është zgjuar në mëngjes ka parë se në ballkonin e saj është hedhur një kockë e madhe qingji.

Më tej artistja shtoi se shpeshherë ndodh që në ashensor të shoqërohet nga plehrash, të lënë aty nga banorët e pallatit.

“Tani të të them diçka se dua ta them se s’bën. U zgjova para dy ditësh, shumë bukur, dola në ballkon dhe në ballkonin tim kishte rënë një kofshë e madhe qingji, një kockë e madhe qingji. Sikurse ndodh shumë shpesh që unë në ashensor shoqërohem nga disa qese plehrash që i ka vënë i zoti.

Ka përtuar t’i çojë deri poshtë ose të paguajë me një pagë minimale të shkretën apo të shkretin njeri që të vijë t’i mbledhë për të gjithë dhe pallati të jetë pak më i pastër. Domethënë diçka që del përtej derës tonë, kam frikë që nuk na intereson dhe kjo është një gjë shumë e keqe”, u shpreh këngëtarja.

Linku: https://youtu.be/H2UtbFK6zRI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CadCxYDsQHV/?utm_source=ig_web_copy_link