Sa të vërteta janë klikimet e emisionit “Zemër Luana”?
Emisioni “Zemër Luana”, nisi transmetimin këtë të diel në Televizionin Klan nën moderimin e Luana Vjollcës.
Të ftuarit e parë në premierën e “Zemër Luana” ishin artistët shumë të njohur Butrint Imeri dhe Don Xhoni, të cilët dhuruan shumë spektakël dhe të qeshura pafund me sfidat e forta dhe ngacmimet pikante. Në çdo puntatë shumë personazhe të larmishëm dhe shumë të dashur nga publiku do t’i bashkohen emsionit gjatë gjithë sezonit të tij.
Ashtu siç pritej emisionin shënoi një shikueshmëri rekord për më pak se një javë. Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa zëra që përgënjeshtronjë shikueshmërinë reale të emisionit që supozojnë se klikimet e tij janë të blera.
Mirëpo “Acromax” i hedh poshtë të gjitha këto dyshime duke analizuar statistikat ku vërtetohet se shikueshmëria është e vërtetë.
Kompania “Acromax Media” konstatoi se në tre ditët e para emisioni arriti 800 mijë shikime në platformën YouTube ku vendin e parë të shikueshmërisë e dominon Shqipëria me 230 mijë shikime, në vendin e dytë Gjermania me 79 mijë, më pas vijon Italia me 78 mijë, Maqedonia e Veriut me 53 mijë, Britania e Madhe me 32 mijë, dhe më pas vijnë shtetet e tilla si: Greqia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Austria, Suedia, Belgjika, Kanadaja, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi etj.
Gjithashtu ka pasur edhe 48 klikime nga India.
Më shumë se gjysma e klikimeve, të cilët kanë kërkuar emisionin në platformën e YouTube kanë qëndruar plotë 2 orë pa ndalesë duke e parë atë.
Ndërsa së fundmi është identifikuar se “Zemër Luana” ka arritur plot 1 milion klikime në platformën YouTube.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=seho9eYHMcM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/zemerluana/