Home Lifestyle Parashikimi i motit, 12 nëntor 2022
Parashikimi i motit, 12 nëntor 2022
0

Parashikimi i motit, 12 nëntor 2022

0
0

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë Shqipërinë gjatë të shtunës, pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.

Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat malore, ku pritet të jenë me intensitet dhe mesatar.

Por Ultësira Perëndimore parashikohet të ketë reshjet e shiut në sasira shumë më të pakta dhe në intervale më të shkurtra.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com