Muzikanti i njohur, ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare
Muzikanti i njohur “American Idol” C.J. Harris ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare.
Jessica Meuse, e cila konkurroi në sezonin 13 të Idol së bashku me Harris, kujtoi yllin në një homazh në Instagram.
“Talenti dhe buzëqeshja juaj do të mungojnë dhe bota është padyshim një vend më i errët dhe më i qetë pa ju”, ka shkruar ajo.
Muzikanti fillimisht bëri audicionin për American Idol në një turne me autobus në Tuscaloosa, më pas këndoi parajurisë Keith Urban, Jennifer Lopez dhe Harry Connick Jr. në Salt Lake City.
Harris performoi me Darius Rucker në Grand Ole Opry dhe publikoi këngën “In Love” në 2019. Ai rregullisht ndan video të tij duke kënduar dhe duke luajtur kitarë në TikTok dhe Instagram, dhe në tetor, shkroi në Facebook se ai ishte duke punuar në muzikë të re në Muscle Shoals, Alabama.
Muzikanti tha gjithashtu më 1 janar se ai kishte “muzikë të re së shpejti”.
Harris, i cili ishte baba i dy fëmijëve, i tha The Hollywood Reporter në vitin 2014 se ai për herë të parë ishte në audicionin për Idol në vitin 2010.
Linku: https://people.com/music/american-idol-contestant-c-j-harris-dead-at-31/
Burimi i fotos: unsplash.com