Home ShowBiz Së shpejti një film biografik për ikonën e muzikës pop Michael Jackson 
Së shpejti një film biografik për ikonën e muzikës pop Michael Jackson 
0

Së shpejti një film biografik për ikonën e muzikës pop Michael Jackson 

0
0

Jeta e Michael Jackson së shpejti do të bëhet një film biografik. Lionsgate dhe regjisori Antoine Fuqua po marrin jetën e muzikantit në një film të titulluar Michael, ka konfirmuar “The Hollywood Reporter”. 

Graham King, një dorë e sprovuar në filmat biografikë me filmin fitues të Oscar-it të Queen, Bohemian Rhapsody, po prodhon së bashku me John Branca dhe John McClain, filmin i cili do të bëjë bujë.  

“Filmat e parë të karrierës sime ishin videoklipe, dhe unë ende mendoj se kombinimi i filmit dhe muzikës janë një pjesë e thellë e asaj që jam”, tha Fuqua në një deklaratë të marrë nga THR . “Për mua, nuk ka asnjë artist me fuqinë, karizmën dhe gjenialitetin muzikor të Michael Jackson. Unë u ndikova për të bërë video muzikore duke parë punën e tij. 

Flmi biografik i ardhshëm do të “adresojë të gjitha aspektet e jetës së Jackson”, sipas THR, megjithëse media vuri në dukje se është e paqartë se si Fuqua do të trajtojë akuzat për abuuzim se*sual ndaj fëmijëve  të cilat së fundmi u detajuan publikisht në dokumentarin, “Finding Neverland”. 

Jackson, i njohur si “Mbreti i Popit”  u nda nga jeta më 25 qershor 2009 në moshën 50-vjeçare. Ai pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij. Në vitin 2011, mjeku i tij Conrad Murray u dënua për vdeekjen e tij. 

Linku: https://www.hollywoodreporter.com/movies/movie-news/michael-jackson-movie-in-the-works-lionsgate-1235303154/  

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmuCAHdhJC4/?utm_source=ig_web_copy_link