Home ShowBiz “Më tha hajde të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit”, Tani zbulon sekretin e strategjisë së Luizit
“Më tha hajde të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit”, Tani zbulon sekretin e strategjisë së Luizit
0

“Më tha hajde të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit”, Tani zbulon sekretin e strategjisë së Luizit

0
0

Në spektaklin e kaluar, Tani ka vendosur të largohet nga gara e “Big Brother VIP”.

Ai së fundmi ka realizuar një komunikim direkt me ndjekësit e tij në “Tik Tok” duke i falenderuar ata për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës së aktori ishte brenda shtëpisë së famshme.

Ndër të tjera ai ka zbuluar edhe një strategji të lojës së Luizit, e treguar nga vetë ai.

Një fans e kishte pyetur në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit dhe Tani nuk hezitoi ta tregonte.

“Kur filloi me qarë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal.

Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”, është shprehur Tani.

Linku: https://www.tiktok.com/@tanibrahimii

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpP6svSoT-k/?utm_source=ig_web_copy_link