Home Aktualitet Miratohet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
Miratohet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
0

Miratohet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

0
0

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Më 12 janar të këtij viti Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për qytetarët e Kosovës do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet jo më vonë se 1 janari 2024.

Linku: prive

Burimi i fotos:prive

tags: