Home Business / Technology Njihuni me rrjetin më të ri social që po bën namin në SHBA
Njihuni me rrjetin më të ri social që po bën namin në SHBA
0

Njihuni me rrjetin më të ri social që po bën namin në SHBA

0
0

Lemon8, rrjeti i ri social që  po bën emër në SHBA.

I përshkruar si kombinimi perfekt i Instagram, TikTok dhe Pinterest, Lemon8 është aplikacioni i ri social që po shkarkojnë të gjithë në SHBA.

Lemon8 është një aplikacion për ndarjen e fotografive dhe videove në stilin Instagram, në pronësi të kompanisë mëmë të TikTok.

Ndërsa aplikacioni u lançua në Singapor, Tajlandë dhe Japoni në vitin 2020, ai ka bërë shumë zhurmë këto ditë pasi ishte një nga 10 aplikacionet më të shkarkuara në botë javën e kaluar.

Lemon8 është një aplikacion i mediave sociale që kuron përmbajtjen e fotografive dhe videove kryesisht në lidhje me ushqimin, mirëqenien, bukurinë dhe udhëtimin.

Në Lemon8 ju mund të shtoni fotografi dhe video në profilin tuaj, të eksploroni faqet e sugjerimeve të kuruara posaçërisht për ju, si dhe të “ndiqni” dhe “të ndiqeni”; ashtu si në Instagram.

Megjithatë, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, Lemon8 thek

mundësinë e blerjes së përmbajtjeve që shihni të fotografuara në profilet e përdoruesve të tjerë

Jo vetëm fotot, përdoruesit e Lemon8 gjithashtu mund të ndajnë video deri në 60 sekonda dhe të ripostojnë TikTok-un e tyre.

Për momentin Lemon8 është i disponueshëm vetëm në disa vende të përzgjedhura dhe Shqipëria aktualisht nuk është në mesin e tyre.

Linku: https://www.forbes.com/sites/ariannajohnson/2023/04/05/lemon8-explained-bytedance-pushes-brand-new-app-that-blends-instagram-and-pinterest-and-quickly-climbs-the-charts/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/selective-focus-photography-of-person-using-iphone-x-1542252/