Praktikoni dashurinë.
Një mënyrë për ta praktikuar atë është të vendosni dorën në zemër dhe të merrni disa herë frymë thellë. Mund të mos duket e besueshme në fillim, por përsëriteni këtë praktikë çdo ditë për të paktën një javë dhe do të filloni të ndiheni pak më të butë ndaj vetes.
Mbani mend sukseset e kaluara.
Kur jemi në një gjendje mendore negative dhe ndihemi të mërzitur për veten, mund të kujtojmë të gjitha momentet në jetën tonë kur kemi pasur sukses dhe jemi ndjerë mjaft mirë për një arritje.
Kujtoni personat që iu besuan.
Merrni disa momente për të kujtuar njerëzit gjatë gjithë jetës suaj që besuan në ju ose ju mbështetën në një farë mënyre.
Bëni gjëra të mira për të tjerët.
Nëse nuk po bëjmë shumë gjëra “të mira”, nuk ka gjasa që të ndihemi mirë me veten. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të sillemi në mënyra që na japin reagimin se jemi qenie njerëzore të mira, edhe nëse nuk jemi të përsosur.
Faleni veten.
Është e pamundur të përmbushësh çdo kërkesë, të kryesh të gjitha detyrat në mënyrë perfekte dhe të mos bësh kurrë gabime.
Ndaloni të menduarit për paaftësinë tuaj.
Shikoni gjëra që iu inspirojnë. Po ashtu qëndrimi me persona pozitiv iu bën të ndiheni më mirë.
Mos u turpëroni nga sfida.
Dhe nëse jeni lodhur nga sfidat mos u dorëzoni. Merrni me sportivitet, sipas psikologëve nuk ka kënaqësi më të madhe që mund të marrësh në shkëmbim kur i shkoni një sfide deri në fund.
Të pëlqeni veten për një kohë të gjatë.
Duhet kohë për të riparuar bindjet thelbësore negative që mbajmë për veten tonë. Sa më shumë që sillemi në mënyra inkurajuese ose ndihmuese – si për veten dhe për të tjerët – aq më shumë ka të ngjarë të arrijmë në përfundimin se në fund të fundit mund të jeni më të mirë me veten dhe të tjerët.
Linku: https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-truth-about-exercise-addiction/202304/7-secrets-to-liking-yourself-more
Burimi i fotos:pexele.com