Home Lifestyle Ja cilat janë gjërat e mahnitshme që bën truri kur jeni në gjumë
Ja cilat janë gjërat e mahnitshme që bën truri kur jeni në gjumë
0

Ja cilat janë gjërat e mahnitshme që bën truri kur jeni në gjumë

0
0

 

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë. Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi. Në këtë artikull do të mësoni për 5 gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë.

Truri merr vendime

Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.

Truri përforcon kujtimet

Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra. Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.

Truri nxit aftësitë krijuese

Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë. Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.

Eliminon toksinat

Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa ‘punë shtëpie.’ Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.

Truri përforcon aftësitë automatike

Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë. Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë.