Home Aktualitet Vrasja e 28 vjeçares shqiptare në Gjermani, reagojnë personazhet e njohur
Vrasja e 28 vjeçares shqiptare në Gjermani, reagojnë personazhet e njohur
0

Vrasja e 28 vjeçares shqiptare në Gjermani, reagojnë personazhet e njohur

0
0

Vrasja e 28 vjeçares shqiptare nga partneri ka tronditur vendin.

Vajza vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në parking në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe dyshohet se e reja me orgjinë shqiptare u vra nga burri i saj.

Viktima është identifikuar si Jetmira Beka. Çifti ishin ndarë si pasojë e dhunës.

Këto ngjarje makabër në rritje kanë tronditur opinionin publik dhe një pjesë të personazheve të estradës.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet për ngjarjen e rëndë por vëmendjen e morën këta personazh.

Fjoralba Ponari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar kështu:

‘Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palcë frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri që vetëm i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve’-shkruan ajo.

Një tjetër reagim ka ardhur nga Einxhel Shkira.

Mirdita shqiptarë nga një tjetër mashkull me burrëri dhe autoritet. Ngushëllime familjes që e humbën vajzën e tyre se nuk pranoi ti nënshtrohej dhunës.

Linku: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/3108980480732827673/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/