
0
0
Ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites, por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar reshje në të gjithë vendin.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com