0
0
Pas 10 vitesh Taylor Swift dhe Matty Healy i dhanë një tjetër mundësi njëri-tjetrit duke e rinisur romancën e tyre. Këtë herë gjërat mes tyre po rrjedhin shumë shpejt sa u bë me dije se dyshja kanë vendosur të bashkëjetojnë.
Në mesin e gjithë këtyre lajmeve të mira së fundmi Healy është fotografuar duke u puthur në buzë me një burrë.
Ndërsa performonte hitin e grupit të tij “Robbers” në Festivalin NorthSide 2023 në Eskelunden, ai u afrua dhe ndau një moment intim me një anëtar të stafit. Videot e shumta në internet tregojnë rojen e sigurisë duke buzëqeshur me gëzim pasi e puthi ylli i rock-ut.
Nga ana tjetër kujtojmë që Taylor po korr sukses me turin e saj “Eras Tour”.