Lajm i hidhur për futbollin, ish-anëtari i ekipit të Skënderbeut ndahet nga jeta
0
0
Futbolli shqiptar ka humbur një nga emrat më të njohur.
Festim Fetollari u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare.
Ai e nisi karrierën si futbollist në ekipin e Korçës, me ekipin e parë të rinvje.
Më pas ai vazhdoi me magjinë e futbollit ne Pogradec, pasi fshati i tij Pirg ishte më pranë ketij qyteti deri në vitin 1994.
Pas këtij viti Fetollari u bashkua me ekipin e Skënderbeut deri në vitin 1999 për t’u rikthyer edhe njëherë tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist.
Kohët e fundit ai trajnonte të rinjtë.
Linku:
Burimi i fotos: unsplash.com