
Fillon aplikimi i gjobave për këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore
Shpesh qytetarët që nuk respektojnë kodin rrugor janë bërë një burim i fortë aksidentes ndër vite.
Por një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.
Gerhard Baka, specialist trafiku, pranë Policisë Rrugore tha:
“Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët.
Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.”
Linku: Klan
Burimi i fotos: pexele.com