Home Lifestyle Vapa shkakton një sërë sëmundjesh! Çfarë duhet të dini?
Vapa shkakton një sërë sëmundjesh! Çfarë duhet të dini?
0

Vapa shkakton një sërë sëmundjesh! Çfarë duhet të dini?

0
0

Duke pasur parasysh temperaturat ekstreme të arritura këtë vit, të dhënat tregojnë se vitet që do vijnë mund të kemi më shumë vdekje nga vapa.

Ky i nxehtë lidhet me ndryshimet klimatike dhe siç theksoi dhe një ekspert nga NASA, kjo do të jetë vera më e freskët në krahasim me vitet që vijnë.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndet në mënyra të ndryshme: rritja e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat, rritja e problemeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes. Por ndryshimi i klimës rrezikon shtimin e sëmundjeve të shëndetit mendor.

Ja disa ndryshime

Gjendje të fikëti nga të nxehtët, ndodh nga tensioni i ulët i gjakut kur nxehtësia shkakton zgjerim të enëve të gjakut dhe lëngjet e trupit kalojnë në këmbë për shkak të gravitetit.

Lodhja nga të nxehtët – ndodh zakonisht kur një person punon ose stërvitet në pikun e vapës dhe nuk konsumon mjaftueshëm lëngje për të zëvendësuar ato të humburat, shkruan shëndeti.

Goditja nga i nxehti – Sfilitja nga të nxehtët ndodh kur trupi nxehet shumë. Hipotalamusi, pjesë e trurit që kontrollon urinë dhe etjen, kontrollon gjithashtu edhe temperaturën e trupit. Normalisht trupi e ftoh veten duke djersitur. Por kur ekspozoheni në temperatura të larta për një kohë të gjatë (për shembull, kur punoni në ambient jashtë gjatë verës) dhe nuk zëvendësoni lëngjet e humbura, sistemi i trupit që rregullon temperaturën, “hutohet”. Si pasojë, trupi prodhon më shumë nxehtësi seç mund të çlirojë. Sfilitja nga të nxehtët kërkon vëmendje të menjëhershme, pasi mund të çojë në goditje nga të nxehtët, një gjendje jetë kërcënuese.

Linku: https://apprhs.org/what-you-need-to-know-about-heat-illnesses/

Foto: Freepek.com