
Parashikimi i motit 19 Gusht 2023
0
0
Moti do jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët. Vranësirat do të jenë prezente në zonat veriore. Paraditja do të jetë e kthjellët dhe e nxehtë, ndërsa pasdite priten reshje në zonat veriore e qendrore, përfshirë kryeqytetin.
Jugu do të jetë më i favorizuar, me mot të kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe pika shiu mund të ketë përgjatë pjesës së dytë të ditës.
Termometri do të shënojë si vlera më të larta temperaturat 36-38 gradë Celsius. Lagështira do të jetë prezente në të gjithë territorin.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-19-gusht-2023/
Foto: Freepek.com
tags:
lajm