Home ShowBiz Nga gjendja shëndetësore tek raporti me Icardin, Wanda Nara zbulon të rejat e fundit
Nga gjendja shëndetësore tek raporti me Icardin, Wanda Nara zbulon të rejat e fundit
0

Nga gjendja shëndetësore tek raporti me Icardin, Wanda Nara zbulon të rejat e fundit

0
0

Modelja dhe prezantuesja Wanda Nara prej javësh ka trazuar rrjetin. Modelja flitet se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në daljen e saj të fundit ajo u shpreh se e kanë përjetuar jo mirë këtë moment për shkak të lajmeve që kanë qarkulluar në media.

Së fundmi Wanda ka treguar më shumë për gjendjen e saj shëndetësore dhe raportin me Icardin.

“A je më mirë? – i ka shkruar një ndjekës.

“Po, duke ndjekur trajtimet pak nga pak dhe me dashurinë e të gjithë atyre që më duan”, – përgjigjet 36-vjeçarja, duke postuar një foto të një infermiereje që synon t’i marrë analizën e gjakut.

Pak ditë më parë u tha se mami i modeles e ka akuzuar Icardin për raport toksik me të bijën. Megjithatë reagimi i saj i ka sqaruar të gjitha.

Lidhur me thashethemet për disa kufizime nga futbollisti, Wanda Nara ka postuar një foto ku shihet me Icardin në pishinë, të dy të buzëqeshur.

“Po, ndihem mjaft mirë me robëruesin tim, që më jep ushqimin më të mirë, më lë të bëj ndonjë telefonatë dhe m’i zgjidh duart për pak”, – ka bërë shaka biznesmenja, duke shuar kështu disa thashetheme.

Linku: https://www.instagram.com/wanda_nara/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/wanda_nara/

tags: