Home Lifestyle Bëni kujdes! Këto janë cilësitë e para që vihen re tek një person ziliqar
Bëni kujdes! Këto janë cilësitë e para që vihen re tek një person ziliqar
0

Bëni kujdes! Këto janë cilësitë e para që vihen re tek një person ziliqar

0
0

Shpesh ne i ndajmë rezultatet dhe arritjet tona me personat që duam, por është e trishtë të zbulojmë se disa prej nesh nuk ndiejnë kënaqësi apo lumturi për ne, por vec zili. Zilia është një ndjesi toksike, e cila e shtyn një person të reagojë në mënyrë të ashpër ndaj suksesit të dikujt. Të gjithë mund të kemi zili në njëmoment të caktuar, por është më e vështirë të parables me zilinë e dikujt tjetër kundrejt nesh. Gjithsesi, duke njohur cilësitë e një personi ziliqar, ne mund të përballemi më mirë me situatat.

  1. Japin komplimenta false.

Personat që na kanë zili, na komplimentojnë shpesh, mirëpo komplimentat e tyre mund të ndihen si tepër toksike. Nëse u afrohemi, ata e tregojnë me të vërtetë se kush janë përmes shikimeve të tyre. Kjo është njësjellje tepër negative, e cila mund të luftohet vetëm me sinqeritet. Nëse ata arrijnë diçka, duhet padyshim t’ia shprehim lumturinë që ndiejmë për ta. Në këtë mënyrë, mund ta kuptojnë se jemi të sinqertë dhe mund të provojnë ta ndryshojnë mënyrën e tyre të të reaguarit.

  1. Mundohen t’i zvogëlojnë sukseset tona.

Sukseset në jetën e kujtdo janë rezultat i një pune të fortë dhe i përkushtimit. Mirëpo njerëzit ziliqarë do tëmundohen përherë të zvogëlojnë sukseset tona. Përballë një situate të tillë, përpiqu të ruash modestinëtënde, ama mos u ndal asnjëherë së luftuari për ëndrrat e tua dhe së festuari për sukseset e tua.

  1. Mburren për sukseset e tyre.

Njerëzit ziliqarë mburren shumë për sukseset e tyre dhe këtë gjë e bëjnë kryesisht, kur jemi të lumtur për një sukses tonin. Kjo është një zgjedhje që ata bëjnë për të krahasuar sukseset, sigurisht duke i dhënë mëtepër rëndësi arritjeve të tyre. Është diçka vërtet e lodhshme dhe acaruese, por duke e shfaqur këtë gjë, vetëm sa do t’i nxisnim të vazhdonin më tej me mburrjet e tyre. Mënyra më e mirë për të reaguar në këto raste, është të tregosh gëzim për sukseset e tyre.

  1. Mundohen të na imitojnë.

Personat që na kanë zili, duan të jenë të ngjashëm me ne. Kështu që mundohen përherë të imitojnë sjelljet tona, mënyrën tonë të të folurit, si dhe stilin tonë të veshjeve. Nuk duhet kurrsesi që zgjedhje të tilla nga personi tjetër të na mërzisin, thjesht të mundohemi të ruajmë qetësinë dhe unikalitetin tonë.

  1. Kanë synime të mëdha.

Këta persona duan të jenë përherë përpara, ndaj edhe janë mjaft konkurues. Shpesh herë tregojnëarrogancë, e cila i shtyn të duken si superiorë. Duhet të mundohemi të mos bëhemi pjesë e lojës së tyre, edhe pse mund të duket disi e pamundur. Mundet edhe t’ia shprehim se jeta nuk duhet parë si njëkonkurencë dhe se secili ka hapësirën e duhur për të ecur përpara.

  1. Festojnë për dështimet tona.

Personat ziliqarë ndihen të lumtur për dështimet tona, edhe pse shpesh nuk e tregojnë këtë gjë. Arsyeja e kësaj sjelljeje është se ata ndihen më pak inferiorë, kur të tjerët nuk ia dalin mbanë. Edhe kur dikush ështëi trishtuar, një gjendje e tillë i gëzon personat ziliqarë.

Linku: https://www.healthline.com/health/relationships/characteristics-of-an-envious-person

Foto: Freepek.com