Home ShowBiz Kutcher dhe Kunis thonë se janë “të vetëdijshëm” që letrat e tyre në emër të Masterson-it kanë shkaktuar dhimbje
Kutcher dhe Kunis thonë se janë “të vetëdijshëm” që letrat e tyre në emër të Masterson-it kanë shkaktuar dhimbje
0

Kutcher dhe Kunis thonë se janë “të vetëdijshëm” që letrat e tyre në emër të Masterson-it kanë shkaktuar dhimbje

0
0

Kutcher dhe Kunis thonë se janë “të vetëdijshëm” që letrat e tyre në emër të Masterson-it kanë shkaktuar dhimbje

Çifti i famshëm, aktorët Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë shpërndarë një video në të cilën ata thanë se janë “të vetëdijshëm për dhimbjen” që shkaktuan duke shkruar letra në emër të kolegut të tyre, Danny Masterson përpara dënimit të tij për përdhunim.

Kunis dhe Kutcher, të cilët luajtën bashkë me Masterson në “That ’70 Show”, ishin në mesin e rreth 50 njerëzve që mbrojtën “pafajësinë” për aktorin përpara se të dënohej të enjten me 30 vjet burgim për përdhunimin e dy grave në vitin 2003.

Masterson ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ka në plan të apelojë rastin e tij.

Në videon e tyre të shpërndarë në Instagram gjatë fundjavës, Kutcher tha se familja e Masterson u kërkoi atyre të shkruanin letra me karakter që përshkruanin “personin që e njihnin për 25 vjet, në mënyrë që gjyqtari ta merrte atë plotësisht në konsideratë në lidhje me dënimin”.

“Letrat nuk janë shkruar për të vënë në dyshim legjitimitetin e sistemit gjyqësor apo vlefshmërinë e vendimit të jurisë”, tha Kunis.

Në letrat e tyre në gjykatë, çifti garantoi për karakterin e Masterson.

“Unë nuk besoj se ai është një dëm i vazhdueshëm për shoqërinë”, shkroi Kutcher, ndërsa Kunis e përshkroi Masterson si një “model dhe mik të shquar”.

Po ashtu, Kutcher tha se qëllimi i tyre me letrat ishte “të mos minonin dëshminë e viktimave ose t’i ritraumatizonin në asnjë mënyrë”.

“Nuk do të dëshironim kurrë ta bënim këtë. Dhe na vjen keq nëse kjo ka ndodhur”, ka thënë ai.

Në anën tjetër Kunis u shpreh duke thënë – “Ne mbështesim viktimat, ne e kemi bërë këtë historikisht përmes punës sonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen”.

Të dy aktorët janë të përfshirë në disa përpjekje filantropike, duke përfshirë një organizatë Kutcher të bashkëthemeluar për të luftuar trafikimin seksual.

Linku: https://edition.cnn.com/2023/09/09/entertainment/ashton-kutcher-mila-kunis/index.html

Foto: https://www.instagram.com/aplusk/?hl=en