Home Lifestyle 5 fazat e pubertetit qe vajza juaj do të kalojë
5 fazat e pubertetit qe vajza juaj do të kalojë
0

5 fazat e pubertetit qe vajza juaj do të kalojë

0
0

Si nëna e një vajze në prag të pubertetit është e rëndësishme që ju të jeni në dijeni për fazat që vajza juaj do të kalojë.

Por pse ju nevojiten këto informacione?

Sepse duke qënë në dijeni për këto faza ju mund të jeni të përgatitura për ndryshimet që do t’i ndodhin vajzës suaj dhe ta qartësoni atë nëpërmjet shpjegimeve për këto ndryshime përpara se ato të ndodhin, veçanërisht për periodat.
Më poshtë janë 5 fazat e pubertetit nëpër të cilat vajza juaj do të kalojë dhe ndryshimet që ajo do të pësojë.

Faza e parë (rreth moshës 8 deri në 11 vjeçe)

Ndryshimi i parë që do t’i ndodhë vajzës suaj do të jetë i fshehtë dhe do të ndodhë thellë në trupin e saj. Trupi i saj do të fillojë të çlirojë hormone që do të shkaktojnë këto ndryshime. Hormoni kryesor tek vajzat është estrogjeni i cili do të vërshojë në trupin e vajzës suaj duke bërë që vezoret të rriten në madhësi, por ky ndryshim nuk mund të shihet me sy.

Faza e dytë (rreth moshës 8 deri në 14 vjeçe)

Të gjitha vajzat janë ndryshe, por shenjat e para të dukshme të pubertetit që vajza juaj do të përjetojë do të jenë zhvillimi i gjoksit dhe i qimeve pubike. Për një numër të vogël vajzash mund të ndodhë ndryshe dhe do të zhvillojnë qime pubike përpara gjoksit. Kjo gjë është mëse normale dhe nuk ka arsye për tu shqetësuar.

Faza e tretë (rreth moshës 9 deri në 15 vjeçe)

Gjoksi i vajzës suaj do të vazhdojë të rritet në madhësi dhe do të marrë formë koni. Thithat dhe areolat do të bëhen më të dukshme dhe do të marrin ngjyrë të errët. Qimet e saj pubike do të vazhdojnë të rriten por jo me shpejtësi të madhe. Mund të fillojnë të rriten qime në pjesën e poshtme të këmbëve. Ndërkohë disa vajza mund të përjetojnë ciklin e parë menstrual gjatë kësaj faze por do të jetë diçka e lehtë dhe e çrregullt.

Faza e katërt (rreth moshës 10 deri në 16 vjeçe)

Gjoksi i saj do të vazhdojë të rritet e të marrë formë më të plotë, si gjoksi i një të rriture. Qimet e saj pubike do të fillojnë të bëhen më të errëta dhe më të dendura. Mund të fillojë shfaqja e qimeve edhe poshtë krahëve. Nëse cikli menstrual nuk i ka nisur ende, në këtë periudhë do t’i fillojë. Ka shumë mundësi që cikli të jetë i çrregullt në fillim, sekrecionet vaginale do fillojnë të bëhen më të shpeshta deri sa ajo të përjetojë periodat e para. Ndërsa floku dhe lëkura e saj do të fillojnë të bëhen më të yndyrshme.

Faza e pestë (rreth moshës 12 deri në 19 vjeçe)

Kjo është faza e fundit e pubertetit. Vajza juaj do të arrijë gjatësinë e plotë dhe do të duket si e rritur. Cikli i saj do të jetë i rregullt dhe ajo do të jetë fertile. Lëkura e saj do të jetë më pak e yndyrshme, gjë që do të thotë se do të ketë më pak puçrra.

Linku: https://www.amazingme.com.au/what-are-the-5-stages-of-puberty/

Foto: Freepek.com

tags: