Nëse u bë kohë që gjërat nuk po ju shkojnë mirë, muajt e fundit, ngushullohuni me faktin se nuk jeni vetëm. Shumë prej shenjave të zodiakut, në faza të ndryshme, ndihen me fat e në të tjera, me më pak. Por, duhet të dini se në tetor planetet do të nisin rrugëtime të reja astrologjike dhe disa shenjave do u shkojnë gjërat fjollë.. Zbuloni cila është dita më me fat gjatë muajit tetor, sipas shenjës suaj.
Dashi – 23 tetor
Këtë ditë mund të ndodhin gjëra që nuk i prisnit fare, prandaj shënojeni dhe jetojeni maksimalisht.
Demi – 18 tetor
Dita ideale për të marrë vendime dhe për të vepruar në lidhje me ëndrrat tuaja. Përdorni kreativitetin si guidë dhe mos harroni të manifestoni.
Binjakët – 29 tetor
Kjo ditë do t’ju kujtojë sesa e rëndësishme është të veproni pas qëllimeve tuaja dhe t’i thoni PO mundësive që ju jepen. Merrni risqe.
Gaforrja – 19 tetor
Atë ditë mund të marrësh ndihmë nga dikush për të arritur shumë larg! Krijo objektiva të reja, përgatitu dhe planifiko.
Luani – 24 tetor
Do të bëni premtime dhe do të mendoni në afatgjatë për lidhjen me njeriun që keni pranë zemrës.
Virgjëresha – 3 tetor
Do të ndiheni e rilindur, sidomos në aspektin e dashurisë, pjellorisë dhe kreativitetit.
Peshorja – 24 tetor
Nëse po mendoni të bëni serioze marrëdhënien tuaj, mos kini frikë të merrni hapin të parët. Eshtë koha e duhur për të bërë ca premtime.
Akrepi – 15 tetor
Dita më e mirë për t’u përballur me gjëra që ju kanë penguar rrugën tuaj gjatë gjithë kësaj kohe.
Shigjetari – 29 tetor
Eksploroni sensualitetin tuaj dhe lidhuni më shumë me gjëra që ju japin kënaqësi.
Bricjapi – 19 tetor
Dëgjoje zemrën më shumë se çdo tjetër atë ditë. Kapni shanset dhe shijojeni ditën maksimalisht.
Ujori – 21 tetor
Sigurohuni të reflektoni në lidhje me mësimet që keni marrë për të arritur ku jeni sot.
Peshqit – 3 tetor
Mos kini frikë të lëvizni gjatë kësaj dite, pasi mund të përballeni me një mundësi të artë.
Linku: https://www.rd.com/list/luckiest-unluckiest-months-zodiac/
Foto:Freepek.com