Home Aktualitet Parashikimi i motit, 1 Tetor 2023
Parashikimi i motit, 1 Tetor 2023
0

Parashikimi i motit, 1 Tetor 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara.

Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2  – 3 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-1-tetor-2023/

Foto: Freepik.com

tags: