
Parashikimi i motit 6 Tetor 2023
Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, ndërsa zonat përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qënder do të paraqiten me vranësira dhe shira të dobët e lokalë.
Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradulal të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë territorin e vëndit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-6-tetor-2023/
Foto: Freeepik.com