
0
0
Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore.
Pas mesditës pritet që vranësirat të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit; por nuk priten reshje në territor. Gjatë natës vranësirat mbeten prezente po ashtu edhe lagështira e lartë në ajër do të rritet.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com