
Neymar dhe Bruna Biancardi janë bekuar me ardhjen në jetë të një vajze.
Ikona e futbollit brazilian tashmë është bërë baba për herë të dytë. Çifti ka shkruar një mesazh emocionues që i është drejtuar fansave të cilët po ashtu e kanë pritur me padurim këtë moment!
Ata kanë zbuluar emrin e veçantë që zgjodhën për të voglën e tyre ‘Mavie’.
Të dy ndanë një sërë fotosh të adhurueshme me vajzën e sapolindur në spital. Përveç fotografive të mahnitshme, çifti shkroi gjithashtu një mesazh të ngrohtë, duke thënë: “Mavie jonë erdhi për të përmbushur jetën tonë. Mirë se vjen, bijë! Të duam shumë… faleminderit që na zgjodhe.”
Kujtojmë se futbollisti ka dhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas.
Linku: https://www.arabnews.com/node/2386781/saudi-football
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/neymarjr/?img_index=3