
0
0
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet profesionale apo jeta e përditshme.
Së fundmi, 32-vjeçarja ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur tejet atraktive.
Ditët e mia të fundit kanë qenë vërtet egra. Në ndalesën tjetër”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive.
Këngëtarja nga Kosova, përndryshe ka përmbyllur një sezon të suksesshëm në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.
Ajo gjithashtu do të jetë në jurinë e spektaklit “The US Masked Singer”, për sezonin e ardhshëm.