Fansat kritikojnë Kylie Jennerin: E ke shoqen e ngushtë palestineze, e po e mbështet Izraelin
Kylie Jenner publikoi një fotografi të flamurit izraelit në rrjetet sociale dhe e fshiu atë pasi mori shumë reagime.
“Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit. Shpërndajeni nëse e mbështesni popullin izraelit që po përballet me një nga situatat më të tmerrshme”, thuhet përshkrimin e fotografisë së saj.
Ajo pas një ore, bukuroshja e fshiu këtë fotografi në Instagram dhe reagimet sigurisht kanë vazhduar të shpërndahen në Twitter dhe rrjete të tjera sociale.
“Ju lutemi të gjithë ta raportoni Kyle”, “Ajo nuk e ka idenë se çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës”, “Ajo në fakt bëri gjënë më të keqe duke fshirë foton. Kjo tregon se nuk i intereson shumë askujt dhe e bëri këtë vetëm për të nxisin reagime”, janë disa nga komentet.
Ata gjithashtu e kritikuan atë për lëndimin e shoqes së saj, modeles Bella Hadid, e cila është me origjinë palestineze.
“Është e mahnitshme për mua që ajo mbështet Izraelin pavarësisht se shoqja e saj më e mirë është palestineze”, “A e dëgjojnë njëri-tjetrin të famshmit? Për shembull, kur Bella flet për Palestinën, a e kupton Kylie çfarë thotë?”, ishin disa prej komenteve më të spikatura nga fansat.
Linku: https://nypost.com/2023/10/08/kylie-jenner-deletes-instagram-post-supporting-israel-after-backlash/