
0
0
Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të promovuar këngën e saj të ardhshme.
28-vjeçarja është fotografuar në rrugët e Londrës duke i lejuar “fansat” të dëgjojnë pak nga kënga e saj më e re, e titulluar “Houdini”.
Madje ekipi i saj kishte përgatitur edhe një pankartë ku shkruhej “Urime, ju jeni personi i parë që dëgjoni këngën më të re të Dua Lipës”. Kënga e re pritet të publikohet të enjten.
Kjo është kënga më e re dhe e fundit nga Dua Lipa, që pas kolonës zanore të Barbie, “Dance the Night Aëay” dhe pas albumit të vitit 2020, “Future Nostalgia”, i cili përmbante hite si “Don’t Start Now”, “Physical”, dhe “Levitating”.
Linku: https://ca.style.yahoo.com/dua-lipa-announced-music-trippy-205819412.html