
Besi dhe Xhensila pak ditë më parë u bekuan me ardhjen në jetë të një djali. Çifti bashkë me lajmin e ëmbël ndanë dhe emrin e veçantë Amen.
Krahas një postimi në rrjet Besi u shpreh:
“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, shkruan Besi në rrjetet e tij sociale.
Këngëtarja është zhvendosur në shtëpi. Sigurisht nuk ka munguar një festë mirëseardhje dhe një pjesë të pamjeve Xhensila i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku krahas shkruan: Bota në krahët e mi.
Linku: https://www.instagram.com/stories/xhensilamyrtezaj/3235076536296031379/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/