Home Lifestyle Parashikimi i motit, 15 nëntor 2023
Parashikimi i motit, 15 nëntor 2023
0

Parashikimi i motit, 15 nëntor 2023

0
0

Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojë reshje shiu në të gjithë vendin, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më të problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore duke raportuar edhe përmbytje në zona lokale.

Orët e mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare, por edhe në sipërfaqen e tokës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë Celsisus në vlerat minimale, por edhe maksimalet do të rriten lehtë duke u luhatur nga 6°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: