Home ShowBiz Meriton Mjekiqi tregon për marrëdhënien me Noizyn dhe Don Xhonin, pas sherreve të bujshme
Meriton Mjekiqi tregon për marrëdhënien me Noizyn dhe Don Xhonin, pas sherreve të bujshme
0

Meriton Mjekiqi tregon për marrëdhënien me Noizyn dhe Don Xhonin, pas sherreve të bujshme

0
0

Meriton Mjekiqi në rubrikën “Mos i bjer me top” të “E diell”, tregoi për marrëdhënien e tij me dy këngëtarët e famshëm Noizyn dhe Don Xhonin.

Moderatori është përplasur shpesh dhe për një kohë të gjatë me grupin OTR të Noizyt, ndërsa tha ekskluzivisht se është pajtuar me reperin dhe me gjithë pjesëtarët e tjerë.

“Unë jam pajtuar me Noizyn dhe me pjesëtarë të tjerë të labelit të OTR. Jemi pajtuar në Prishtinë”, tregon Meritoni.

Nga ana tjetër një përplasje ka qenë edhe prishja e marrëdhënies me këngëtarin që është bërë i njohur nga ‘podcasti’ i Meritonit, Don Xhoni.

“Edhe me Don Xhonin kam raporte të mira. Para disa javëve jemi takuar tek Big Bengu në studio. Me të gjithë flas me të gjithë e kam mirë”, tha Mjekiqi.

Po ashtu një marrëdhënie jo të mirë ka qenë mes këtij të fundit dhe moderatorit Ronaldo Sharkës, të cilët tashmë janë pajtuar.

Linku: https://top-channel.tv/video/pas-sherrit-me-noizyn-dhe-don-xhon-meriton-mjekiqi-zbulon-prapaskenat-e-takimit-ne-prishtine/

Foto: https://www.instagram.com/meriton.mjekiqi/