
I ftohti siberian ka mbërthyer gadishullin e Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.
Për pasojë kthjellime, vranësira të shpeshta si edhe temperatura ekstremisht të ulëta do të jenë dominante në të gjithë vendin.
Mesdita dhe orët e pasdites sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave në dy ekstremet Veri – Jug duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.
Një tjetër parametër problematik do të jetë era, e cila do të fryjë e ftohtë nga verilindja duke bërë që i ftohi të ndjehet edhe më shumë. Parashikohet që edhe gjatë natës të mbetemi në të njëjtat kushte të ftohta atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C më e ulëta deri në 11°C më e larta në rang territori.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtim verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com