Home Business / Technology Urdhër arresti për zëdhënësin e kompanisë Meta, ja për çfarë akuzohet
Urdhër arresti për zëdhënësin e kompanisë Meta, ja për çfarë akuzohet
0

Urdhër arresti për zëdhënësin e kompanisë Meta, ja për çfarë akuzohet

0
0

Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit të kompanisë pronare te rrjetit social Facebook, Meta, duke e akuzuar atë për promovimin e terrorizmit.

Urdhërarresti për Any Stone u bë publik më 26 nëntor nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.

Stone, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë cak i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Dy platformat kryesore të Metës, Facebook dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Linku: aine-war-live-moscow-kyiv-latest-news-updates

Burimi i fotos: pexele.com

tags: