Aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është përzgjedhur për kopertinën e revistës “Elle” për dhjetorin e festave dhe është nderuar me çmimin “Ikona e vitit” nga revista prestigjoze.
Lopez ka folur së fundmi për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara. 54-vjeçarja dhe aktori 51-vjeçar rindezën romancën në vitin 2021 dhe u martuan në verën e vitit 2022.
Beni dëshiron që unë të kuptoj vlerën time dhe ta di vlerën time. Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër. Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes. Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot.
Dyshja bënë bujë në vitin 2021 kur njoftuan për lidhjen pas ndarjes së tyre në 2004. Ben u martua me Jennifer Garner nga 2005 në 2018 ndërsa Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 në 2014 dhe u fejua me Alex Rodriguez në mars 2014, me të cilin u nda në prill të vitit 2021.
Linku: https://www.eonline.com/videos/297830/jennifer-lopez-is-gqs-icon-of-the-year
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/jlo/