Home ShowBiz “Më seksi se kurrë”, Sharon Stone: Ka shumë njerëz që duan ende të flenë me mua
“Më seksi se kurrë”, Sharon Stone: Ka shumë njerëz që duan ende të flenë me mua
0

“Më seksi se kurrë”, Sharon Stone: Ka shumë njerëz që duan ende të flenë me mua

0
0

Sharon Stone ka zbuluar se “ka shumë njerëz  që duan të flenë me të tani po aq sa dhe më parë”.

“Mendoj se jam më seksi tani se ç’kam qenë ndonjëherë”, tha 65-vjeçarja në podkastin “Ladygang”. “Jam në të 60—at e mia. Njerëzit mendojnë se askush nuk t’i hedh sytë. E vërteta është se ka shumë njerëz që duan të flenë me mua tani po aq sa dhe më parë. Nuk është ajo gjëja kur ti hyn në një dhomë dhe çdo djalë thotë ‘Oooo”. Sepse nuk je aq e lehtë sa kur ishe e re”.

Sipas yllit të “Basic Instinct”, kjo mund t’i bëjë meshkujt të shmangin gratë më të mëdha në moshë.

Nuk është se nuk je po aq seksi. Nuk je aq e lehtë për t’u patur në shtrat, për t’u hequr qafe dhe për të ndenjur urtë. Nuk je aq e lehtë për t’u lënë. Nuk je aq e lehtë sa të jesh një shtojcë. Nuk është se nuk je po aq seksi, je më seksi”.

Vitin e shkuar, Stone rrëfeu ndarjen nga një ish-partner i cili e la për shkak të refuzimit të saj për të bërë Botox.

Ajo thotë se të kesh më shumë përvojë në jetë është më e shëndetshme për marrëdhënien. Aktorja është shprehur se nuk do të ketë lidhje me askënd nën moshën 45 vjeç

Linku: https://www.huffpost.com/entry/sharon-stone-how-many-people-want-to-bed-her_n_65689a85e4b028b0f3cf4f75

Foto: https://www.instagram.com/sharonstone/v