
Sporti në zi, ndahet nga jeta sportisti i njohur shqiptar
Sporti është në zi pasi ka humbur jetën sportisti i njohur Llazi Pula.
Llazi Pula do ta fillonte sportin e gjimnastikës që kur ishte i vogël, nxënës në shkollën “7 Nëntori” dhe më pas do të bëhej pjesë e ekipit të Skënderbeut dhe më vonë i “Shkëndijës” së Tiranës dhe ekipit tonë kombëtar.
Korçari i njohur për aq sa ishte aktiv në sport ka qenë nga më të mirët e gjimnastikës në Shqipëri, për ta lënë më pas cilësinë e këtij sporti tek i vëllai Kristaqi dhe vëllezërit binjakë Valter dhe Adriatik Meta.
Përtej sportit Llazi Pula ka qenë dhe një mësues i njohur i edukimit fizik dhe një qytetar i nderuar në Korçë. Me humbjen e Llazit gjimnastika korçare por edhe ajo shqiptare ka humbur mjeshtrin, familja njeriun e tyre të dashur.
Linku: https://web.facebook.com/search/top/?q=LLAZI%20PULA
Burimi i fotos:pexele.com