Home Lifestyle Parashikimi i motit 16 Janar 2024
Parashikimi i motit 16 Janar 2024
0

Parashikimi i motit 16 Janar 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim motit të ngrohtë dhe të lagësht në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.

Në zonat e thella malore priten reshje të dobëta dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike duke larguar reshjet përkohësosht nga territori.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-16-janar-2024/

Foto: Freepik.com

 

tags: