Home ShowBiz Tom Cruise dhe Elsina Khayrova në një romancë të fshehtë
Tom Cruise dhe Elsina Khayrova në një romancë të fshehtë
0

Tom Cruise dhe Elsina Khayrova në një romancë të fshehtë

0
0

Tom Cruise dhe Elsina Khayrova sa vjen dhe po krijojnë një raport të ngushtë dhe rregullisht kalon netët në banesën e saj në Londër, kanë thënë burime pranë tij për MailOnline.

Cruise dhe Elsina Khayrova të dy morën pjesë në një darkë të mrekullueshme gala javën e kaluar në mbështetje të bamirësisë së Ambulancës ajrore të Londrës.

Cruise dhe e dashura e tij e re mbërritën në event veç e veç, por miqtë thonë se ata kanë kaluar gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Një burim i tha MailOnline se çifti tashmë janë zyrtarisht bashkë: “Në rrethin e Elsinës dihet se ajo dhe Tom tani janë çift. Javët e fundit janë afruar shumë, por janë shumë të kujdesshëm që të mos fotografohen bashkë sepse duan të ruajnë jetën e tyre private.

Burimi zbuloi se dyshja kanë drekuar edhe privatisht në restorante të ndryshme luksoze në Londër dhe gjithashtu kanë shijuar shëtitjet së bashku të maskuar në Hyde Park, që është afër shtëpisë së Elsinës

Linku: https://fandomwire.com/he-seemed-to-be-besotted-with-her-tom-cruise-is-madly-in-love-with-his-new-girlfriend-elsina-khayrova/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BiC6IVODUeD/

tags: