Home ShowBiz Pse hyrja e Beyonce në zhanrin e muzikës ‘country’ ka kuptim të plotë?
Pse hyrja e Beyonce në zhanrin e muzikës ‘country’ ka kuptim të plotë?
0

Pse hyrja e Beyonce në zhanrin e muzikës ‘country’ ka kuptim të plotë?

0
0

Në mënyrë të vërtetë spektakolare, Beyonce njoftoi publikimin e dy këngëve të reja në fundjavën e kaluar në “Super Bowl 2024”, derisa lançoi prurjet e zhurmshme të zhanrit ‘country’ që lënë të nënkuptojnë atmosferën e albumit të saj të ardhshëm.

Këngët, “Texas Hold ‘Em” dhe “Sixteen Carriages”, u publikuan nga këngëtarja menjëherë pas shfaqjes së “Super Bowl Halftime”, dhe u shoqëruan me video vizualizuese në YouTube.

Beyonce e pasoi këtë me shpalljen e albumit të saj të tetë solo në studio, “Renaissance Act II”, dhe për habinë e askujt, projekti i ri shkaktoi një reagim të jashtëzakonshëm në mediat sociale dhe më gjerë.

Moda e frymëzuar nga veshjet perëndimore tashmë është paraqitur dukshëm në pamjet për muzikën e saj të re dhe në stilin e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” të këtij muaji dhe javën e modës në Nju Jork, por këngëtarja ka festuar më parë historinë e kaubojve në kampanjën e saj “IVY Park x Adidas” në vitin 2022.

Ndërsa dëgjuesi i rastësishëm mund të jetë i befasuar dhe ndoshta edhe në mëdyshje në lidhje me drejtimin më të fundit muzikor të Beyonce – që vjen pas “Renaissance” të njohur me një rrymë absolutisht tjetër – baza e saj besnike e fansave që e quajnë veten ‘Beyhive’ e dinë se ndryshimi dhe evolucioni kanë qenë gjithmonë në krye të artit të saj.

Ata gjithashtu e dinë se kjo nuk është hera e parë që Beyonce ka futur copëza të muzikës ‘country’ në këngët e saj.

Linku: https://krdo.com/cnn-opinion/2024/02/14/why-beyonces-foray-into-country-makes-total-sense/

Foto: https://www.instagram.com/beyonce/