
‘Mami i ardhshëm i një bebushi’, Dafina Zeqiri shton dyshimet për shtatzëni me postimin e fundit
0
0
Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji prej kohësh kanë paralajmëruar planet për martesë.
Dyshja kanë gjetur dashurinë së fundmi dhe janë super të lumtur përkrah njëri-tjetrit ku e shprehin shpesh me postime të ndryshme.
Dafina Zeqiri ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të mundshme në postimin e fundit.
Ajo ka postuar në llogarinë e saj të Instagram disa foto duke zbuluar barkun, ndërsa krahas saj ka shkruar:
“Mami i ardhshëm i një bebushi”.
Kujtojmë se në daljen e fundit ajo është shprehur e gatshme për të zgjeruar familjen.
Linku: https://www.instagram.com/p/C4uv89hoCzE/?img_index=1
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C4uv89hoCzE/?img_index=1